Meditime për familjen në këtë AdventShembull
Përqafo të papriturën
Dhe nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpë dhe të dy ishin të kaluar në moshë. (Luka 1:5-25)
Cila është gjëja më befasuese që të ka ndodhur ndonjëherë?
Historia e Krishtlindjes është plot me ngjarje të papritura, dhe pasazhi i sotëm nga Bibla na tregon një ngjarje të tillë. Zakaria dhe Elizabeta ishin të moshuar; ata nuk kishin fëmijë dhe as që mendonin ndonjëherë se do të bëheshin me fëmijë. Por pastaj Perëndia bëri një mrekulli, dhe Elizabeta mbeti shtatzënë. Ishte kaq befasuese saqë ata gati-gati nuk e besuan!
Mendo përsëri për atë gjënë befasuese që të ka ndodhur ty. A të pëlqeu? Mos harro se, si në gjëra befasuese ashtu edhe në gjëra normale, Perëndia është duke punuar në jetën tënde për të bërë gjëra të mira, tani dhe në të ardhmen.
Lutje: Faleminderit Perëndi që na ke befasuar me gjëra të mira.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/