Meditime për familjen në këtë AdventShembull
Largohu nga stalla
Dhe barinjtë u kthyen, duke përlëvduar Perëndinë për të gjitha ç’kishin dëgjuar dhe parë, ashtu si u ishte thënë atyre. (Luka 2:15-21)
Si ndihesh kur mbarojnë kremtimet e Krishtlindjes?
Pasi barinjtë gjetën Marinë, Jozefin dhe Jezusin, ata “ju kthyen” jetës së tyre të përditshme e të mërzitshme, duke kullotur delet në kodrat rreth e rrotull Bethlehemit. Si mendon ti se u ndjenë ata?
Pas një feste të madhe si Krishtlindja, pasi janë hapur dhuratat, pasi janë ngrënë gatimet e shijshme, dhe pasi janë hequr të gjitha zbukurimet, nuk ka problem nëse ndihesh pak i/e trishtuar. Pas gjithë qejfit dhe argëtimit, mund të jetë e vështirë t’i kthehesh jetës së përditshme.
Kështu që, sot, mos u kthe ende tek jeta e përditshme. Përkundrazi, le të marrim një çast e të mendojmë pak për këtë muaj. Cilat ishin pjesët më të mira të kësaj stine të Krishtlindjes? Bibla na thotë se barinjtë ju kthyen jetës së përditshme, por ata e bënë këtë “duke përlëvduar Perëndinë”. Si mund të vazhdosh ti ta përlëvdosh dhe ta lavdërosh Perëndinë tani që Krishtlindja ka mbaruar?
Lutje: Faleminderit Perëndi për gëzimin e stinës së Krishtlindjes. Në ndihmo tani të vazhdojmë të mësojmë dhe të vazhdojmë të rritemi.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/