Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 23 NGA 26

Përmend frikërat e tua

ZOTI është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? ZOTI është kështjella e jetës sime, nga kush do të kem frikë? (Psa. 27:1 Luka 2:1-14)

Çfarë bën ti kur ke frikë?

Të gjithë ndihen të frikësuar ndonjëherë, herë nga gjëra të mëdha e herë nga gjëra të vogla, herë nga gjëra reale e herë nga gjëra imagjinare. Të gjithë kanë frikë nga ndonjë gjë.

Pasi lindi Jezusi, fjalët e para të engjëjve, lajmëtarëve të Perëndisë, ishin “Mos ki frikë”. Leximi i Biblës për sot na tregon një gjë që mund të bëjmë kur kemi frikë. Ne mund të flasim me Perëndinë, i cili është si një kala e fuqishme, pra, një kështjellë që mund të të mbrojë. Perëndia është me ty, duke të ruajtur, sidomos kur ndihesh i/e frikësuar.

Lutje: O Perëndi, kur ndihem i/e frikësuar, më ndihmo të mbaj mend se ti do të kujdesesh për mua.

Shkrimet e Shenjta

Dita 22Dita 24

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/