Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 24 NGA 26

Ofro praninë e Krishtlindjes

Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. (Isaia 9:5-7)

Me kë do të doje të kaloje kohë sot?

Gjatë Krishtlindjes, ka disa dhurata që ne mund të bëjmë të cilat kushtojnë shumë pak ose aspak, e megjithatë mund të jenë shumë të dobishme e të kenë shumë domethënie. Pra, e kam fjalën për dhurata të tilla si fjalët e mira, duart e papërtuara për të ndihmuar apo lutjet për të tjerët.

Por a ke menduar ndonjëherë të japësh si dhuratë veten tënde? Kur kalon kohë me dikë, atëherë po i jep atij personi dhuratën e pranisë tënde. Dhe në fakt, Krishtlindja pikërisht me këtë ka të bëjë: që Perëndia dha si dhuratë veten e tij. Perëndia na jep praninë e tij, në formën e foshnjës Jezus, që u lind në një grazhd.

Lutje: Faleminderit Perëndi që na ke dhënë dhuratën më të mirë nga të gjitha: veten tënde!

Shkrimet e Shenjta

Dita 23Dita 25

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/