Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 1 NGA 26

Prit me një qëllim

Shpirti im e madhëron Zotin, dhe fryma ime ngazëllen në Perëndinë, shpëtimtarin tim. (Lexoni nga Luka 1:46-55)

A je i/e ngazëllyer për Krishtlindjen? Ndonjëherë është e vështirë të presësh gjithë muajin deri sa të vijë Krishtlindja!

Por një nga gjërat që e bën pritjen të lehtë është kur ke diçka për të bërë. Vargu ynë për sot vjen nga Maria, mamaja e Jezusit. Kur ishte duke pritur që të lindte Jezusin, ajo zgjodhi të lavdëronte dhe të adhuronte Perëndinë. Këtë muaj, ndërkohë që presim Krishtlindjen, ne do të ndajmë disa aktivitete që do t’ju ndihmojnë të mendoni për Perëndinë dhe ta ndani dashurinë e tij me njerëzit që keni përreth. Shpresojmë që kjo do ta bëjë pritjen pak më të lehtë!

Çfarë janë gjërat që mezi i pret këtë muaj ndërkohë që pret Krishtlindjen?

Lutje: Perëndi i dashur, faleminderit që ke dërguar Jezusin. Na ndihmo të jemi të duruar ndërkohë që presim Krishtlindjen!

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/