Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 5 NGA 26

Lutu për paqe

Ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin; viçi, luani i vogël dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë. (Isaia 11:1-9)

A zihesh ndonjëherë me fëmijë të tjerë, si për shembull, me motrën apo vëllanë, me kushërinjtë apo me ndonjë shok/shoqe? A ke dashur ndonjëherë lodrën që kanë ata? Si u ndjeve ti kur mbaroi zënka?

Ngadonjëherë ne të gjithë debatojmë me njerëz të tjerë, madje edhe të rriturit debatojnë dhe zihen me njëri-tjetrin. Por është normale që ndonjëherë të mos biem dakord me njëri-tjetrin. Ama, kur zihemi, mund të jetë e nevojshme të kërkojmë falje. Pajtimi pas një zënke mund të jetë pak punë e vështirë, por paqja që vjen pas pajtimit të bën të ndihesh me të vërtetë shumë mirë.

Vargu nga Bibla për sot na tregon se kur vjen mbretëria e Perëndisë, i gjithë krijimi do të jetë në paqe me njëri-tjetrin. Madje edhe kafshët që luftojnë zakonisht me njëri-tjetrin do të jenë në paqe. Kjo ide mund të të bëj pak çudi. Por a mund ta imagjinosh këtë lloj bote në paqe?

Lutje: Faleminderit o Perëndi që na ke dhënë miq dhe familjen. Na fal kur i lëndojmë të tjerët, dhe na ndihmo të jemi në paqe me të gjithë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/