Meditime për familjen në këtë AdventShembull
Rendit paraardhësit e tu
Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit. (Mateu 1:1-17)
Kush janë paraardhësit e tu?A i di emrat e prindërve të tu, të gjyshërve dhe të stërgjyshërve të tu?
Tek libri i Mateut, kemi një listë me paraardhësit e Jezusit. Aty renditen stër, stër, stër, stër, stër (e shumë stër të tjerë) gjyshërit e Jezusit. Shumica e emrave në atë listë janë njerëz nga Dhjata e Vjetër, siç janë Abrahami, Jakobi, Davidi, Ruthi, Rahabi, e shumë të tjerë. Të gjithë ata janë pjesë e historisë së dashurisë dhe besnikërisë së Perëndisë që tregohet në Bibël.
Paraardhësit e Jezusit ishin pjesë e historisë së tij, dhe paraardhësit e tu janë pjesë e historisë tënde. Por paraardhësit e tu nuk janë vetëm njerëzit që ke lidhje gjaku, si prindërit, motrat, vëllezërit apo gjyshërit. Bibla na thotë se kur ne ndjekim Jezusin, ne fitojmë një familje të re, pra, të gjithë besimtarët nëpër botë dhe të gjithë ata që përgjatë historisë vendosën të ndjekin rrugën e Perëndisë. Kështu që, ti mund të mësosh kaq shumë nga e gjithë familja jote!
Lutje: Faleminderit o Perëndi për familjen time.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/