Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 14 NGA 26

Ji falënderues/e për dikë

Nuk pushoj së falënderuari për ju, duke ju kujtuar në lutjet e mia. (Efesianëve 1:15-23)

Për kë je falënderues/e? Kush të ndihmoi sot? Kë pe apo takove sot që të gëzoi?

Një nga dhuratat e mira të Perëndisë janë njerëzit, pra, njerëzit që na ndihmojnë, njerëzit që na duan dhe ata që ne i duam. Shokët/shoqet, pjesëtarët e familjes, madje edhe njerëz të tillë si mësuesit apo pastori.

Apostulli Pal thotë në Bibël se ai e falënderon Perëndinë për miqtë e tij dhe për besimtarët e tjerë. Ai ua thotë këtë gjë atyre në mënyrë që ata ta dinë se sa të çmuar dhe të rëndësishëm janë për të! Një nga mënyrat më të mira për të ndarë dashurinë tonë dhe dashurinë e Perëndisë është që t’u tregojmë të tjerëve se jemi falënderues për ta.

Lutje: Faleminderit o Perëndi për njerëzit në jetën time.

Shkrimet e Shenjta

Dita 13Dita 15

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/