Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 18 NGA 26

Mbështeti të tjerët

“Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, dhe do t’i vënë emrin Emanuel, që e përkthyer do të thotë: ‘Perëndia me ne’”. (Mateu 1:18-25)

Çfarë të bën të ndihesh i/e dashur nga të tjerët?

Pema gjigante e sekuojas është një nga speciet më të larta të pemëve në botë, të cilat shpeshherë arrijnë një lartësi prej 90 metrave. Megjithatë, rrënjët e tyre nuk shkojnë shumë thellë në tokë. Sekuojat rriten në korije, ose në grupe, dhe rrënjët e tyre gërshetohen me njëra-tjetrën, kështu që kur ka erëra të forta, pemët mbajnë njëra-tjetrën në këmbë. Ato mund të rriten aq të larta për shkak se mbështesin njëra-tjetrën.

Maria u thirr nga Perëndia për të bërë diçka të jashtëzakonshme, por po kështu edhe Jozefi, i cili u thirr ta mbështeste dhe ta mbronte atë. Me shumë mundësi ata u ndjenë të izoluar, e megjithatë nuk ishin vetëm. Me ta ishte një engjëll, një kushërirë, barinjtë dhe dijetarët. Dhe sigurisht, më shumë se çdokush tjetër, Perëndia ishte me ta.

As ti nuk je vetëm. Perëndia është me ty, por ka gjithashtu edhe shumë njerëz që të duan dhe të mbështesin, siç janë shokët/shoqet, familja, mësuesit, dhe njerëzit nga kisha. Dhe po kështu, edhe ti mbështet njerëz të tjerë, duke qenë një shok/shoqe i/e mirë dhe duke ia shprehur familjes tënde dashurinë që ke për ta.

Lutje: Faleminderit, o Perëndi, që më ke dhënë njerëz që më mbështesin. Më ndihmo që edhe unë të mbështes të tjerët.

Shkrimet e Shenjta

Dita 17Dita 19

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/