Meditime për familjen në këtë AdventShembull
Ruaji të gjitha këto gjëra
Dhe e ëma i ruante të gjitha këto fjalë në zemrën e saj. (Luka 2:41-52)
A të ka befasuar dikush, nga i cili nuk e prisje, me këshilla të mira apo ndonjë ide fantastike?
Historia e sotme flet për një situatë të këtillë. Kur Jezusi ishte 12 vjeç, familja e tij e mori me vete në udhëtimin e përvitshëm që ata bënin për në tempull. Mirëpo kur prindërit u nisën për t’u kthyer në shtëpi, Jezusi mbeti mbrapa për t’u dhënë mësim drejtuesve fetarë që ishin atje. Këta drejtues u mahnitën nga urtësia e Jezusit.
Megjithatë, puna ishte se Jezusi nuk u kishte thënë prindërve të tij se ku po shkonte dhe ata ishin jashtëzakonisht shumë të shqetësuar. Por pjesa më befasuese e historisë është se kur prindërit e Jezusit e gjetën atë në tempull, ata e dëgjuan atë, dhe ato që ai kishte për të thënë. Bibla na thotë se Maria i ruajti të gjitha ato që pa dhe mësoi. Ajo, pra, i mbajti mend më vonë, dhe reflektoi mbi to.
Jezusi ishte jashtëzakonisht i zgjuar për moshën e tij, dhe kishte një vetëbesim të jashtëzakonshëm, dhe kjo histori na tregon arsyen: sepse ai ishte Perëndi! Maria është një shembull për ne. Ajo zgjodhi që ta dëgjonte Jezusin. Ndonjëherë Perëndia na mëson shumë gjëra përmes situatave befasuese dhe përmes njerëzve nga të cilët nuk e presim.
Lutje: Na ndihmo të dëgjojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetrin.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/