Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 22 NGA 26

Vështro lindjen e diellit

Dhe drita ndrit në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi. (Gjoni 1:1-14)

Cila është një gjë që ndodh çdo ditë për ty?

Ja diçka që është njësoj për të gjithë: çdo ditë, dielli lind. Edhe sikur ta mbulojnë retë, dielli përsëri aty është. A e ke parë ndonjëherë diellin të lind në mëngjes?

Leximi ynë për sot e përshkruan Jezusin si Dritën e Botës, pra, një dritë kaq të shndritshme saqë errësira nuk mund ta mbulojë dot. Drita e Jezusit shkëlqen përgjithmonë dhe nuk mund të fiket kurrë. A e imagjinon dot një dritë të tillë?

Lutje: Faleminderit o Perëndi, që na ke dërguar Jezusin, Dritën e Botës.

Shkrimet e Shenjta

Dita 21Dita 23

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/