Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 21 NGA 26

Mbaj anën e të varfërve

Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillëzuar të varfrit. (Luka 4:16-21)

A mund të bësh ti ndonjë gjë për të ndihmuar të tjerët?

Bibla na tregon se Jezusi kishte një interes të veçantë për njerëzit që kishin nevoja të mëdha, pra, njerëzit që nuk kanë një vend se ku të jetojnë, ose që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Ai tha se në Mbretërinë e Perëndisë të gjithë do të kishin mjaftueshëm nga gjithçka për të cilën kishin nevojë, dhe gjithashtu ai premton edhe të kujdeset për nevojat tona tani.

Ne nuk jetojmë ende në Mbretërinë e Perëndisë, dhe ashtu si në kohën e Jezusit, edhe sot ka njerëz në komunitetin tënd që kanë nevoja të shumta. Jezusi na dha shembullin që të ndihmojmë njëri-tjetrin sot, pra, tani, me këto nevoja; nuk kemi pse të presim. Shih aktivitetin e sotëm për disa ide.

Lutje: Faleminderit Perëndi që je kujdesur për nevojat e mia. Më ndihmo që edhe unë të kujdesem për të tjerët.

Shkrimet e Shenjta

Dita 20Dita 22

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/