Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 20 NGA 26

Dil të këndosh këngë krishtlindjesh

Ejani, t’i këndojmë me gëzim ZOTIT; t’i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë. (Psalmi 95:1-7)

Cila është kënga jote e preferuar për Krishtlindje?

Për shumë njerëz, këngët janë një pjesë kryesore e Krishtlindjes, dhe ka kaq shumë këngë prej të cilave mund të zgjedhësh! Këngët e Krishtlindjes që janë të rëndësishme për këtë stinë janë ato këngë që kanë të bëjnë me Jezusin, pra, këngë të tilla si “Natë e Qetë”, apo “Atje në një grazhd”, të cilat tregojnë historinë e Krishtlindjes.

Sot është “Dita për të dalë duke kënduar këngë krishtlindjesh”, e cila është një ditë për të dalë e për të kënduar, për të ndarë gëzimin e Jezusit. A dini ndonjë vend ku mund të këndoni disa këngë krishtlindjesh sot?

Lutje: O Perëndi, faleminderit për këngët e Krishtlindjes që sjellin kaq shumë gëzim. Na ndihmo sot të mbajmë mend gëzimin e Jezusit.

Shkrimet e Shenjta

Dita 19Dita 21

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/