Meditime për familjen në këtë AdventShembull
Ndalu
Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi. (Psalmi 46:10)
A i është dashur ndonjëherë prindërve apo mësuesit/es tënde të të thotë se është koha të rrish urtë ose të mos vazhdosh më me atë që po bëje? A të është dashur ndonjëherë t’u kërkosh diçka prindërve vazhdimisht për shkak se ishin të zënë me celularin?
Në leximin e sotëm, Perëndia e urdhëron popullin e tij të ndalet, pra, të mos vazhdojë luftën, por thjesht të dëgjojë atë. Në fakt, urdhërimi i tij është aq i fortë saqë thyen harqet dhe shigjetat dhe i shpartallon shtizat. Por Perëndia nuk i tha popullit të tij vetëm të ndalej, por ai tha: “Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi”.Nuk mjafton vetëm të ndalemi, por qëllimi është që të ndalemi dhe të dëgjojmë.
Ne të gjithë kemi nevojë ndonjëherë për t’u kujtuar që duhet të ndalemi. Të ndalesh ndonjëherë do të thotë të mos flasim kur po flet dikush tjetër, ose të mos vazhdojmë me zënkat ose të mos bërtasim kur jemi brenda. Por gjithashtu do të thotë edhe të ulim ritmin, të qetësojmë trupin dhe zërin tonë në mënyrë që të mund të dëgjojmë realisht veten tonë, prindërit tanë apo motrat dhe vëllezërit, dhe Perëndinë. Le të marrim një minutë dhe të ndalemi së bashku.
Lutje: O Perëndi më ndihmo ta ul ritmin kur duhet, dhe të kujtoj se ti po kujdesesh për mua.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/