Meditime për familjen në këtë AdventShembull
Emërto aromat e tua të preferuara të Krishtlindjes
Sepse ne jemi për Perëndinë era e mirë e Krishtit ndër ata që shpëtohen dhe ndër ata që humbasin. (2 e Korintasve 2:14-17)
A e dije që mund ta marrim erë Jezusin? Çfarë ere mendon ti se vjen Jezusi?
Gjatë Krishtlindjes ka shumë erëra dhe aroma të mira, siç është era e pishës tek pema e Krishtlindjes, apo era e biskotave të gatuara në shtëpi. Është e vështirë t’i shmangim këto aroma të mira.
Leximi nga Bibla për sot na thotë se edhe Jezusi është pak a shumë kështu. Kur ne ndjekim Jezusin, dhe bëjmë atë që ai do të bëjmë, atëherë kjo është pak a shumë si një erë e mirë. Njerëzve u pëlqen të qëndrojnë rrotull gjërave që vijnë erë e mirë, dhe duan të mësojnë më shumë nga se vjen kjo erë e mirë. Ato gjëra që ti bën për të tjerët, i ndihmojnë njerëzit të mësojnë për Jezusin. Me fjalë të tjera, është si Jezusi të vinte shumë erë të mirë, dhe kur ti e ndjek atë, atëherë edhe ti vjen shumë erë të mirë!
Lutje: O Perëndi, na ndihmo të ndajmë dashurinë tënde me të tjerët. Faleminderit që je aq i mirë sa një erë e shijshme!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/