Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 15 NGA 26

Prano dhuratën e mirë të Perëndisë

Dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme nëpërmjet Krishtit Jezus, Zotit tonë. (Romakëve 6:20-23)

Çfarë bën ti kur merr një dhuratë?

Ndonjëherë kur marrim një dhuratë, ndoshta nuk dimë çfarë të bëjmë. Mund të ndihemi edhe në siklet, sidomos kur nuk na pëlqen dhurata! Ndoshta e ke dëgjuar atë thënien që thotë, “Rëndësi ka ideja”. Që do të thotë se dikush e ka zgjedhur atë dhuratë për ty sepse të do, prandaj, edhe sikur të mos të të pëlqejë dhurata, mund ta vlerësosh idenë që ai person donte të ta jepte ty. Pavarësisht a të pëlqen apo jo dhurata, gjëja më e mirë për t’u bërë është të thuash “Faleminderit”.

Ne, këtë stinë, festojmë dhuratën më të madhe prej të gjithave, pra, faljen e mëkateve tona dhe jetën e përjetshme bashkë me Jezusin. Këtë dhuratë nuk mund ta fitosh, dhe as nuk mund ta meritosh. Por vetëm mund ta pranosh, duke i thënë Jezusit një “faleminderit” të madhe!

Lutje: Faleminderit o Jezus që dhe jetën tënde për të falur mëkatet e mia. Na ndihmo t’i pranojmë me mirënjohje të gjitha dhuratat këtë stinë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 14Dita 16

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/