Meditime për familjen në këtë AdventShembull
Ji i gatshëm/e gatshme të bashkëpunosh
Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate. (Luka 1:26-38)
Kur mami ose babi të kërkon të bësh diçka, si reagon ti? A je i/e lumtur që po i ndihmon, apo fillon të debatosh? Bashkëpunimi do të thotë pikërisht të punojmë bashkë.
Në leximin tonë për sot, një engjëll i Perëndisë i kërkoi Marisë që të bashkëpunonte në planin e madh të Perëndisë për të na shpëtuar nga mëkatet. Ajo do të bëhej mamaja e Jezusit. Kjo ishte një detyrë e madhe dhe e rëndësishme. Por e di çfarë? Ajo mund të thoshte edhe “jo”! Por Maria nuk debatoi me engjëllin, dhe as nuk e diskutoi, përkundrazi, ajo i tha “po” planit të Perëndisë.
Edhe ti mund të thuash “po” sot. Patjetër, mami dhe babi nuk janë engjëj të Perëndisë, por ata janë pjesë e planit të tij për të të ndihmuar të rritesh. Kur ti bashkëpunon me ata dhe i ndihmon, atëherë kjo është një mënyrë për të praktikuar bashkëpunimin me planet e Perëndisë. Mendo pak, si mund të bashkëpunosh sot?
Lutje: Faleminderit Zot që ne kemi zgjedhjen të bashkëpunojmë me planet e tua. Më ndihmo të bëj më të mirën time me çfarëdo që më duhet të bëj sot.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/