Meditime për familjen në këtë AdventShembull
Shfaq fotot kur ishe një foshnje
[Maria] lindi djalin e saj të parëlindur; e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd. (Luka 2:1-7)
A e mban mend kur ishe foshnje, një bebe e vogël? Trego një histori të ndonjë bebeje që njihni. Si duket ai apo ajo?
Shko gjej fotografitë e tua si foshnje, shikoji mirë dhe mendo pak për këtë: ekziston vetëm një si ti, s’ka tjetër. Dhe ty të duan kaq shumë.
Edhe Jezusi ishte një foshnje e vogël. Maria, mamaja e tij, e donte atë shumë! A e imagjinon dot Marinë që e mbështjell me kujdes Jezusin dhe e mban në krahë? Por kemi një mister këtu: Jezusi ishte foshnje, por gjithashtu ishte edhe Perëndi. Perëndia, pra, krijuesi i gjithësisë, ishte bërë një foshnje e vogël, dhe prova për këtë qëndronte në krahët e Marisë.
Lutje: Faleminderit Perëndi që linde si një foshnje për të qenë Shpëtimtari ynë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/