Meditime për familjen në këtë AdventShembull
Këndo “Gëzohu botë”
Por [Jezusi] e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit. (Filipianëve 2:1-8)
A të ka pushtuar ndonjëherë një emocion i fortë? Për shembull, nuk ndaloje dot së qeshuri, ose je inatosur aq shumë saqë doje të bërtisje?
Jezusi i kupton këto emocione të forta. Ai përjetoi të gjitha gjërat që përjeton ti, sepse ai dikur ishte një fëmijë, njësoj si ty. Ai kishte shokë/shoqe dhe një familje, të cilët i donte shumë. Ndonjëherë ai inatosej. Kishte raste kur edhe zhgënjehej dhe acarohej. Por të gjitha këto ai i përjetoi sepse ai i DO njerëzit. Kaq e madhe është dashuria e tij saqë ishte i gatshëm të linte parajsën për të shpëtuar popullin e tij, përfshirë këtu edhe ty.
“Gëzohu botë” është një këngë e famshme Krishtlindjeje. Kur ne e këndojmë këtë këngë, mund të kujtohemi se Jezusi erdhi në këtë botë që të sillte gëzim, një gëzim që do të zgjaste përgjithmonë.
Lutje: Faleminderit o Perëndi që erdhe në botë për të na sjellë gëzim të madh.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/