Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 9 NGA 26

Bëj mirë në fshehtësi

Por ti kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç’bën e djathta jote. (Mateu 6:1-4)

A ke bërë ndonjëherë diçka të mirë për dikë tjetër? Si të bëri të ndihesh? A e vunë re të tjerët që ti bëre një vepër të mirë? Apo e bëre në fshehtësi?

Në leximin tonë nga Bibla për sot, Jezusi u thotë ndjekësve të tij të bëjnë mirë fshehurazi. Ndonjëherë, kur bëjmë mirë, ne duam që ta vënë re edhe të tjerët! Sepse, e ke parë ti që ndihesh mirë kur merr komplimente për veprën e mirë që ke bërë!

Kur u tregojmë të gjithëve për veprën e mirë që kemi bërë, atëherë kjo mund të na shtyjë t’i bëjmë gjërat për shkak të komplimenteve, dhe jo thjesht për të ndihmuar të tjerët. Por Jezusi thotë se Perëndia i shikon të gjitha gjërat e mira që ne bëjmë. Ai e di kur ne bëjmë një vepër të mirë, dhe kjo mjafton.

Lutje: O Perëndi, më ndihmo të bëj vepra të mira për të ndihmuar të tjerët.

Shkrimet e Shenjta

Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/