Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 8 NGA 26

Ushqe zogjtë

Vini re zogjtë e qiellit; nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; dhe Ati juaj qiellorë i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër sesa ata? (Mateu 6:25-34)

A të pëlqen të vështrosh zogjtë? Çfarë ishin zogjtë e fundit që ke parë? Çfarë po bënin ata?

Në Bibël kemi shumë tregime ku flitet edhe për zogjtë. Në këto tregime, zogjtë zakonisht shërbejnë si shenja për mënyrën se si kujdeset Perëndia për popullin e tij. Nga leximi ynë për sot shikojmë se ashtu siç kujdeset Perëndia për zogjtë, po kështu ai do të kujdeset edhe për ty.

Për çfarë shqetësohesh ti? Ndaji këto shqetësime me Perëndinë kur lutesh, dhe ki besim se ai do të kujdeset për ty.

Lutje: Faleminderit o Perëndi që kujdesesh për ne, ashtu siç kujdesesh për zogjtë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/