Meditime për familjen në këtë AdventShembull
Mirëprit një të panjohur
Mos harroni mikpritjen, sepse nëpërmjet saj disa pritën pa ditur engjëj! (Hebrenjve 13:1-6)
A të pëlqen të flasësh me fëmijë që nuk i njeh?
Shumica e njerëzve kanë pakëz frikë ose turp kur takohen me njerëz të rinj. Edhe, mund të jetë deri diku e vështirë që të shkosh e të flasësh me fëmijë të rinj kur je te lodrat, në shkollë apo në kishë.
Por, a ke qenë ti fëmija i ri në ndonjë vend ku ke shkuar? Si u ndjeve ti kur fëmijët e tjerë donin të luanin me ty? Ajo ndjesi mund të jetë shumë e bukur.
Herën tjetër kur të jesh me fëmijë të rinj, përpiqu t'u flasësh atyre dhe t'i ftosh të luajnë me ty. Ndoshta mund të bësh një shok të ri /shoqe të re!
Lutje: Faleminderit o Perëndi që na do gjithmonë. Na ndihmo t'u tregojmë dashurinë tënde të tjerëve.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/