Meditime për familjen në këtë AdventShembull
Dëgjo më të vjetrit
Dhe ja në Jerusalem ishte një njeri që quhej Simeon; ky njeri ishte i drejtë dhe i devotshëm dhe po priste ngushëllimin e Izraelit. (Luka 2:25-38)
A njeh ndonjë person të moshuar? Ndoshta gjyshërit ose dikë në kishë?
Tregimi i sotshëm flet për dy njerëz shumë të vjetër. Ata i besonin Perëndisë, dhe u tregonin edhe të tjerëve për dashurinë e tij. Kur prindërit e vet e çuan Jezusin në tempull për herë të parë, këta dy pleq, që i kishin emrat Ana dhe Simeon, e dalluan se Jezusi ishte një djalë shumë i veçantë, pra, ai ishte biri i Perëndisë, që u dërgua në Tokë për të na shpëtuar nga mëkatet. Ata u emocionuan shumë që e takuan Jezusin, dhe u treguan të tjerëve rreth tij.
Më të vjetrit kanë shumë urtësi dhe shumë dashuri për të ndarë me të tjerët. Prandaj, sot gjej pak kohë të marrësh në telefon ose t’i bësh një vizitë dikujt të moshuar, qoftë gjyshit/gjyshes ose dikujt tjetër që do të kënaqet shumë po të të shohë.
Lutje: Faleminderit Perëndi për njerëzit e moshuar që na duan dhe që ndajnë urtësinë e tyre me ne.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/