Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Meditime për familjen në këtë AdventShembull

Meditime për familjen në këtë Advent

DITA 3 NGA 26

Vizito një mik

Lum ajo që besoi, sepse asaj do t’i plotësohet e thëna nga Zoti! (Luka 1:39-45)

A të pëlqen të shkosh tek shtëpia e dikujt tjetër? Është qejf të luash me lodrat e atij personi, dhe pjesa më e bukur është që sheh një person të dashur për ty.

Në historinë tonë për sot, Maria shkoi për vizitë tek kushërira e saj më e madhe, Elizabeta. Gjatë kësaj vizite Maria u inkurajua shumë nga Elizabeta. Perëndia i dha Marisë një kushërirë më të madhe, e cila i fali dashuri atëherë kur ajo kishte vërtetë nevojë për të. Nuk ka gjë më të mirë sesa kur ke një shok/shoqe apo dikë nga familja që përkujdeset për ty!

Perëndia na jep shokët dhe familjarët në mënyrë që ta duam njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Kush janë disa nga njerëzit e tu të preferuar? Si mund t'ua tregosh atyre se i do?

Lutje: Faleminderit o Perëndi, për shokët dhe familjen, për të gjithë njerëzit që na duan. Na ndihmo t'u tregojmë atyre dashuri edhe sot.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Meditime për familjen në këtë Advent

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/