Meditime për familjen në këtë AdventShembull
Shiko yjet
Kur mendoj qiejt e tu . . . hënën dhe yjet . . . çfarë është njeriu që ta mbash mend? (Psalmi 8:3-4)
A i ke parë ndonjëherë yjet? Nëse del jashtë natën, mund të shikosh yjet që kanë mbushur qiellin, pra, drita të shndritshme në errësirë.
Po, a ke provuar ndonjëherë t’i numërosh yjet? Është e pamundur! Ka kaq shumë yje saqë e mbulojnë tërë qiellin. Është pak e lodhshme të mendosh për numrin e yjeve që janë lart në qiell.
Por, a e di ti se kush mund t’i numërojë yjet? Perëndia. Perëndia e njeh çdo yll, madje ai njeh çdo krijesë, çdo gur e çdo person. Perëndia mund të numërojë yjet, por prapëseprapë, ai të sheh ty dhe të njeh ty, të do dhe kujdeset për ty.
Kur të kesh frikë apo kur ndihesh sikur je i/e vogël, mbaj mend se Perëndia që është aq i madh sa numëron yjet, të njeh dhe të do ty.
Lutje: Faleminderit Perëndi që na do. Kur ndihemi të frikësuar, na ndihmo të mbajmë mend ty dhe dashurinë tënde.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/