Stuhitë e JetësShembull
Cikloni tropikal | Lexoni nga Psalmi 42
Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma; ai është shpëtimi im dhe Perëndia im. (v.11)
Në kushtet e përshtatshme atmosferike, shtrëngatat në një turbullirë tropikale mund të organizohen dhe të rrotullohen rreth një qendre me presion të ulët. Pastaj klasifikohet si ciklon tropikal, i vihet një numër dhe vëzhgohet se mos zhvillohet më tej, sepse shumica e tyre do të kenë erëra mbi 60 km/orë dhe do të bëhen stuhi tropikale.
Zakonisht, unë i kapërcej pa probleme turbullirat e vogla si planifikimi i pushimeve, goma e rënë e makinës, përgatitjet e një darke festive apo një dhimbje tjetër shpine pa shumë trazira në paqen time shpirtërore. Por kur disa të tilla më sillen rrotull njëkohësisht, duket si një sulm i organizuar. Valët e dëshpërimit mblidhen për t’u përplasur pas meje. Në pasazhin e sotëm, edhe psalmisti ndihet i shtypur dhe vret mendjen se ku është Perëndia. Ai ka një etje të madhe për praninë e Perëndisë, por është i befasuar nga ligështia e shpirtit të tij, nga vajtimi përbrenda dhe nga fyerjet që dëgjon. Kohët e gëzuara tani janë një kujtim i largët.
Gjatë këtyre stuhive kërcënuese të dëshpërimit, ne mund të ngjallim shpresë duke folur me veten tonë. Dy herë psalmisti pyet: “Pse ligështohesh, shpirti im?” (vv.5, 11). Më pas ai i thotë një të vërtetë shpirtit të tij duke e nxitur të kujtojë shpëtimin dhe dashurinë e palëkundur të Perëndisë dhe që të shpresojë dhe ta përlëvdojë Perëndinë. Këto të vërteta e riorientojnë fokusin tonë, që, edhe kur në mendjen tonë të dëgjojmë thumbime se Perëndia nuk është i pranishëm apo që nuk e ndiejmë praninë e Tij, mund të shpresojmë dhe ta kremtojmë Perëndinë duke kujtuar dashurinë dhe shpëtimin e Tij dhe se si na ka nxjerrë fitimtarë në kohë të tilla në të shkuarën. – Donna Harold
Ndërsa luteni, përlëvdojeni Perëndinë për dashurinë e tij të palëkundur dhe për shpëtimin që Ai nuk ju ka braktisur dhe nuk do t’ju braktisë kurrë!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/