Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stuhitë e JetësShembull

Stuhitë e Jetës

DITA 9 NGA 15

T’ia mbathësh në furtunë | Lexoni nga Jona 1:1-16

Sepse unë e di që kjo furtunë e madhe ju ra mbi kokë për shkakun tim. (v. 12)

Dihet që nuk është veprim me mend të shkosh drejt një uragani për të shmangur furtunën, por pikërisht këtë bëri Jona gjatë pasazhit të sotëm nga Bibla. Perëndia i tha profetit Jona të shkonte t’u thoshte banorëve të Ninives që të pendoheshin, përndryshe do ta shkatërronte qytetin. Jona i urrente banorët e këqij të Ninives, kështu që hipi në një anije për të shkuar në drejtimin e kundërt, por ai nuk mund t’i arratisej dot Perëndisë. Perëndia lëshoi një furtunë aq të fuqishme sa ta shkatërronte anijen. Jona u tha detarëve që ta hidhnin në det dhe sapo e hodhën, tërbimi i detit u fashit. Historia vazhdon në pjesën tjetër të librit – Perëndia e shpëtoi Jonën, i cili më pas shkoi në Ninive. Banorët e Ninives u penduan dhe Perëndia nuk i shkatërroi.

Ndonjëherë, gjërat që na kërkon Perëndia, na duken shumë të pavolitshme, të vështira, madje, edhe të përçmueshme. Ndoshta po e merr shtruar që të japësh ekspertizën tënde për një komitet në kishë apo të plotësosh aplikimin për udhëtimin e misionit. Ndoshta duhet të ndash dashurinë dhe faljen e Perëndisë me një fqinj që ka bërë thashetheme për ty. Shpeshherë, kur përpiqemi t’i shpërfillim këto gjëra, Perëndia vazhdon të na i kujtojë, madje, mund të lejojë ngjarje të stuhishme që ne t’ia vëmë veshin. Ne mund të mendojmë që po shmangim një situatë që nuk e duam, por zbulojmë që kemi hasur në një furtunë.

Nëse po ia mbath nga gjërat që Perëndia do që të bësh dhe po përjeton pasojat e stuhishme, përkushtoju vullnetit të Perëndisë dhe shikoje tek bën mrekulli nëpërmjet bindjes sate. – Donna Harold

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’jua bëjë të qartë vullnetin e Tij dhe t’ju japë një zemër të bindur!

Shkrimet e Shenjta

Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Stuhitë e Jetës

Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/