Stuhitë e JetësShembull
![Stuhitë e Jetës](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F52232%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Terren i transformuar | Lexoni nga: Jozueu 1: 1-9
Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh. (v.9)
Më 10 tetor 2018, uragani Majkëll u përplas në bregdetin e Floridës si uragan i kategorisë 4, me erëra me shpejtësi 250 km/orë. Qyteti i vogël i Meksiko Biçit u shkatërrua plotësisht. Lagje të tëra me godina u shkatërruan, mbetën vetëm themelet e rrënuara si prova që kishin ekzistuar dikur. Një park rulotash i ngjasonte lodrave të flakura të një fëmije. Skela publike dhe rrugë të tëra ishin përpirë nga uji. Mbeturinat gjendeshin ngado.
Ndonjëherë, stuhitë në jetët tona e shndërrojnë terrenin në mënyrë drastike, duke bërë që ta humbasim perspektivën. Ndryshimet e mëdha si ndërrimi i punës, prindërimi, invaliditeti, shpërngulja në anën tjetër të vendit, dalja në pension apo edhe vdekja e një njeriu të dashur mund të na bëjë të ndihemi sikur po u largohemi pikave tona të referimit.
Kur Jozueu i drejtoi izraelitët ta kalonin Jordanin për në tokën e premtuar, ata u larguan nga jeta në shkretëtirë ku Perëndia kishte siguruar për ta dhe i kishte mbrojtur çdo ditë. Ata po hynin në një tokë pjellore ku mund të mbillnin bimësi dhe të rrisnin gjedh. Perëndia ia tha tri herë Jozueut “ji i fortë dhe trim” (vv.6, 9, 18) kur e urdhëroi që ta drejtonte popullin për ta trashëguar vendin. Perëndia do të ishte me ta në çdo hap. Dhe Perëndia na premtoi të njëjtën gjë edhe ne kur e mbajmë zemrën dhe mendjen të ankoruar tek Ai dhe shkojmë drejt territorit të jetës së re. Edhe pse pikat tonë të referimit mund të kenë ndryshuar, Perëndia është me ne kudo që shkojmë. – Donna Harold
Ndërsa luteni, jini të fortë dhe trima dhe besoni që Perëndia është me ju kur terreni i jetës suaj ndryshon!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Stuhitë e Jetës](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F52232%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/