Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stuhitë e JetësShembull

Stuhitë e Jetës

DITA 15 NGA 15

Lavdi Perëndisë! | Lexoni nga Psalmi 34

Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen. (v.2)

Gjithmonë më pushton një ndjenjë çlirimi pas largimit të një uragani. Ndoshta mbeturinat kanë pushtuar oborrin dhe duhet të bëjmë riparime, por rrapëllima e erës pushon dhe dielli çan grupet e reve që largohen. Ndiej çlirim edhe kur historitë në jetën time arrijnë pikën e qetësimit.

Psalmi 34 i referohet 1 Samuelit 21:10-15, ku Davidi shpëton nga rreziku duke u shtirur si i marrë në prani të mbretit të Gathit. Davidi mund t’ia atribuonte shpëtimin e tij mendjemprehtësisë së tij, faktit që Abimeleku mashtrohej lehtë apo thjesht fatit. Kur stuhitë e jetës sonë largohen dhe ne fillojmë të mësohemi me “normalitetin e ri”, mund të jetë fare e lehtë që rezultatin t’ia atribuojmë vetes, të tjerëve, rrethanave apo fatit të mirë.

Por Davidi e kuptoi që ishte Perëndia Ai që e dëgjoi kur klithi për ndihmë. Ishte Perëndia Ai që e mbrojti gjatë stuhisë së jetës së tij. Ishte Perëndia Ai që iu përgjigj, që i shuajti frikërat e tij dhe e çliroi. Dhe ngaqë Davidi e dinte që ishte Perëndia Ai që e shpëtoi, ai vazhdonte të ishte mirënjohës dhe u krenohej të tjerëve për gjithçka që Perëndia kishte bërë për të.

Kur i shikojmë erërat të fashiten dhe diellin të çajë retë e ngjarjeve që kanë ndryshuar jetët tona, le ta kuptojmë që është mbrojtja e përkujdesshme dhe çlirimi i Perëndisë që na nxorën fitimtarë. Dhe pastaj, le t’u krenohemi të tjerëve për Perëndinë, që edhe ata të gëzohen. – Donna Harold

Ndërsa luteni, lavdërojeni Perëndinë që i fashiti stuhitë e jetës dhe ju çliroi dhe përkushtohuni që t’ua tregoni të tjerë!

Shkrimet e Shenjta

Dita 14

Rreth këtij plani

Stuhitë e Jetës

Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/