Stuhitë e JetësShembull
Urdhri i evakuimit | Lexoni nga Mateu 19:27-30
Dhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, vëllezër, motra, atë, nënë, grua, bij ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojëjetë të përjetshme. (v.29)
Telefoni im sa nuk shpërtheu nga urdhri për evakuim. Ishte menduar që uragani Irma do të kalonte drejt e mbi Gjirin e Tampës, duke shkaktuar një dallgë katastrofike që do ta përmbyste shtëpinë tonë. Disa njerëz nuk ua vënë veshin këtyre urdhrave për evakuim dhe qëndruan. Ata nuk dëshironin t’i braktisnin shtëpitë, bizneset apo pasuritë e tyre. Ata besonin se stuhia nuk do të ishte aq shkatërrimtare sa ishte paralajmëruar, por duke qëndruar ata rrezikuan veten dhe të tjerët.
Kur Perëndia e dha urdhrin e largimit nga qyteti i shthurur i Sodomës, sepse do ta shkatërronte, Loti, gruaja e tij dhe bijat e tij u bindën më në fund, por dhëndurët e Lotit patën përshtypjen që ky paralajmërim ishte shaka. Ata nuk e pranuan ftesën e Perëndisë për strehim dhe besuan tek urtësia e tyre dhe gjetën vdekjen (Zan. 19:12-14, 24-25)
Ne na është dhënë një urdhër evakuimi nga stuhia më shkatërrimtare që mund të kalojë mbi tokë – përjetësia pa Zotin. Për t’u evakuar, ne fillimisht i besojmë Perëndisë dhe e pranojmë ftesën e Tij për shpëtim. Më pas e braktisim një jetë ku pasuritë, statusi dhe lidhjet tona njerëzore janë përparësia jonë më e madhe. Perëndia na thërret të largohemi nga rreziku, ta ndjekim Jezusin dhe të krijojmë një marrëdhënie me Të. Këto janë gjërat për të cilat duhet të jetojmë. Kur e dëgjojmë urdhrin e Tij për evakuim, Perëndia premton që do të na mbrojë dhe do të përkujdeset njëqindfish për ne në këtë jetë dhe na jep strehë të përjetshme me Të. – Donna Harold
Ndërsa luteni, dëgjojeni urdhrin e evakuimit nga Perëndia dhe kërkojini Atij të jetë streha juaj e përjetshme!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/