Stuhitë e JetësShembull
Stuhitë e ndryshimit
Erdhi një vërshim, përroi u sul mbi atë shtëpi, por s’e tundi dot, sepse e kishte themelin mbi shkëmb. (v.48)
Tani është sezoni i uraganeve në Atlantik. Këto stuhi të stërmëdha rrotullohen si vorbulla nëpër det e tokë dhe në Tampa, Florida, ku jetoj unë, janë një kërcënim vërtet i madh. Në varësi të përmasës, vendit dhe kohës kur godet stuhia, efekti mund të variojë nga një apo dy ditë me rrebeshe të shoqëruara me erë, te marrja me vete e çdo gjëje që nuk është e siguruar nëpër qytet, deri te përmbytjet që mbulojnë edhe çatitë e shtëpive.
Si uragani, çdo ndryshim i madh në jetët tona, i mirë apo i keq, mund të jetë kërcënim qëtë na shembë themelet dhe të sjellë përmbytje ankthi. Pësimi i një lëndimi shkatërrimtar, martesa, vdekja e një njeriu të dashur dhe dalja në pension janë disa shembuj të ndryshimeve të mëdha me të cilat mund të përballemi në jetë. Gjërat me të cilat ndiheshim rehat ose të paktën i njihnim, kthehen në diçka krejt ndryshe nga ajo që mund të duam ose jo. Në pasazhin e sotëm, i njëjti vërshim i goditi të dyja shtëpitë. Ndryshimi në mënyrën si e përballuan shtëpitë këtë vërshim, erdhi nga mënyra dhe vendi ku ishin ndërtuar. Shtëpia përfaqëson jetën tonë dhe mënyrën si jetojmë. Shkëmbi ose themeli përfaqëson Jezusin dhe fjalët përfaqësojnë udhëzimet E Jezusit.
Nëse e ndërtojmë jetën mbi Jezusin, duke e pranuar Atë si Shpëtimtarin tonë dhe duke i përvijuar vazhdimisht veprat tona me vullnetin e Tij, atëherë, kur stuhitë e jetës të vërshojnë ndaj nesh, gjë që do të ndodhë me siguri, jeta jonë nuk do shkatërrohet. Gjërat që dikur i njihnim mirë, mund të kenë ndryshuar, por jeta jonë është e sigurt në themelin e Jezusit. – Donna Harold
Ndërsa luteni, kërkojini Zotit t’ju ndihmojë ta ndërtoni jetën tuaj mbi Të!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/