Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stuhitë e JetësShembull

Stuhitë e Jetës

DITA 3 NGA 15

Turbullira tropikale | Lexoni nga Filipianëve 4:2-7

Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. (v.7)

Një uragan Atlantiku nis si një turbullirë tropikale, shpeshherë e krijuar në brigjet e Afrikës. Këto janë shtrëngata me diametër mbi 160 km dhe zgjatin më shumë se 24 orë. Turbullirave nuk u vihet as numër, as emër. Shumë rrallë dëgjojmë për to këtu në Shtetet e Bashkuara dhe shumica e humb fuqinë, por disa syresh e ruajnë fuqinë dhe kthehen në stuhi të mëdha.

Në jetë ne përballemi me turbullira që na prishin normalitetin e saj. Këto mund të jenë gjëra që i dëshirojmë, si planifikimi i pushimeve të gjata apo gjëra të pakëndshme si zënka e hidhur me një njeri të dashur. Shpeshherë ne e kalojmë situatën dhe i harrojmë këto turbullira, por ndonjëherë mendja jonë mbushet me shqetësim për situatën dhe se si do të shkojnë gjërat. Nëse vazhdojmë ta ushqejmë ankthin, këto turbullira mund të marrin forcë ose të mbivendosen dhe të kthehen në vorbulla që sjellin shkatërrim në jetën tonë dhe te njerëzit afër nesh.

Turbullirat janë të pashmangshme dhe ndërsa ankthi mund të duket i pashmangshëm, në pasazh Pali na thotë të gëzohemi. Dhe arsyeja: “Zoti është afër” (v.5). Në vend që të shqetësohemi për trazirën, Pali shkruan që ne t’ia parashtrojmë kërkesat tona Perëndisë – “me falënderim” (v.6) – sepse ne e dimë që Perëndia na dëgjon. Kur i lëmë shqetësimet tona para fronit të Tij, ndodh diçka e mrekullueshme. Perëndia na jep paqen e Tij (v. 7). Mund të jetë nevoja që ta përballojmë turbullirën, por tani jemi të fuqizuar me zgjuarësi plot paqe në zemër dhe mendje. – Donna Harold

Ndërsa luteni, lërini ankthet te këmbët e Perëndisë dhe përjetoni paqen e Tij!

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Stuhitë e Jetës

Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/