Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stuhitë e JetësShembull

Stuhitë e Jetës

DITA 2 NGA 15

I plogësht | Lexoni nga Kolosianëve 1:9-14

Duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim... (v.11)

Sezoni i uraganeve në Florida zgjat nga qershori deri në nëntor. Që nga dhjetori deri në maj, ka shumë pak rrezik nga stuhitë shkatërrimtare. Ndodh fare lehtë që ta harrojmë sezonin e shkuar të uraganeve nëse pësuam pak apo fare dëmtime. Ne bëhemi të plogësht. Vendosja e dritareve kundër uraganit apo prerja e lisit 12 metër të lartë tani duken si komoditete të kushtueshme. Por kjo është koha që të bëjmë rregullime dhe riparime për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm të uraganeve.

Edhe jetët tona kanë periudha të tilla kur gjërat janë të qeta. Shkolla po ecën mirë, punët i kemi të mira, familja është e shëndetshme. Ndodh fare lehtë të dobësohemi dhe të mos synojmë rritjen shpirtërore. Ne bëhemi të plogësht shpirtërisht. Gjetja e vetëdisiplinës për të caktuar një kohë nga dita jonë për të ndërtuar marrëdhënien tonë me Zotin kthehet në një angari, por në këtë mënyrë ne humbasim gëzimin, dashurinë dhe paqen me të cilat Perëndia do të na mbulojë dhe ndihemi më të lodhur, më të irrituar dhe më të plogësht.

Perëndia me dashuri na fton për një marrëdhënie intime dhe jetëdhënëse me Të. Ndërsa e kërkojmë Perëndinë, zbulojmë më shumë se kush është Ai, çfarë ka bërë për ne dhe kush jemi ne në sytë e Tij, e kuptojmë akoma më shumë madhësinë dhe intensitetin e dashurisë, mëshirës dhe përkujdesjes së tij. Si na udhëzon edhe Pali, kur e kuptojmë këtë forcohemi dhe ndërtohemi nga fuqia e Perëndisë (Kol. 1:11). Pastaj përjetojmë më shumë durim dhe gëzim dhe jemi të përgatitur t’i përballojmë stuhitë që na dalin para. – Donna Harold

Ndërsa luteni, kërkoni ta njihni Perëndinë më shumë, kërkoni që Ai t’ju ndërtojë me fuqinë e Tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim!

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Stuhitë e Jetës

Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/