Stuhitë e JetësShembull
![Stuhitë e Jetës](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F52232%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Mbetjet në oborr | Lexoni nga Kolosianëve 3:12-17
...duke duruar njëri-tjetrin, në qoftë se dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju. (v.13)
Dëmet nga erërat e uraganeve shpeshherë shkaktohen nga sende që ngrihen peshë dhe lëshohen si predha. Kur u fol për kërcënimin nga uragani i fundit, dolëm me shpejtësi ta kontrollonim oborrin dhe hoqëm gjëra si degët e rëna, pirgjet me vazo plastike të papërdorura lulesh afër garazhit dhe dërrasat e dëmtuara në anë të shtëpisë. Pastrimi i këtyre mbetjeve ishte një punë e bezdisshme që duhej ta kishim bërë më parë – po ta kishim bërë, do të kishim shijuar një oborr pa sende të tepërta gjatë motit të mirë.
Ankesat e pazgjidhura si, fjalët e pakujdesshme, debatet dhe veprimet egoiste, janë si mbetje shpirtërore. Kur jeta është e qetë, ne mund t’i fshehim ose të përpiqemi t’i shpërfillim, por marrëdhëniet tona më të afërta, marrëdhënia me Perëndinë dhe njerëzit e dashur, mund të pengohen nga plehrat e mbetura rrugës. Kur kalojnë stuhitë e ndryshimit, këto mbetje shpirtërore të përçmimeve të fshehura dhe mosfaljes, mund të ngrihen peshë nga turbulenca dhe të lëshohen drejt dikujt, duke shkaktuar dëmtime të mëdha në jetën dhe marrëdhëniet tona.
Pasazhi te Kolosianët na çon drejt një mënyre me të mirë, drejt një mënyre të shëndetshme për pastrimin e mbetjeve shpirtërore, që të mund të shijojmë një marrëdhënie pa mbetje me Perëndinë dhe të tjerët. Pali na udhëzon ta durojmë dhe ta falim njëri-tjetrin. Kjo është dashuria në praktikë, që jo vetëm i largon mbetjet shpirtërore, por na ndërton dhe na lidh në bashkësi me Perëndinë, ndërsa jemi të përgatitur më mirë për të dalë fitimtarë në stuhitë e ndryshimit. – Donna Harold
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të zgjidhni ankesat me të tjerët dhe të jetoni në paqen e Tij!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Stuhitë e Jetës](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F52232%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/