Stuhitë e JetësShembull
Përballuni me stuhinë | Lexoni nga Mateu 14:22-33
Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi. (v.29)
Rubineti i tualetit u prish. Osteopenia ime u përkeqësua dhe u shndërrua në osteoporozë. Një mik i vjetër ndërroi jetë. Siguracioni i shtëpisë sonë u rrit 40%. Stuhitë në jetë shpeshherë janë një gurgule prej shumë shqetësimesh. Duket sikur sapo kalojmë njërën, na sulmojnë dy të tjera. Gjatë kohëve të tilla, ndonjëherë e pyes veten mos e kam humbur rrugën. Mund të ndihem krejt i vetëm dhe i sulmuar nga era dhe dallgët.
Dishepujt u trembën kur e panë Jezusin të ecte mbi det gjatë stuhisë, por Jezusi u tha: “Jam unë. Mos kini frikë!” Pjetri iu përgjigj gjithë guxim. Jezusi na flet edhe neve në mes të trazirave tona dhe na thotë të mos kemi frikë. Ashtu si Pjetri, dëshira jonë është të jemi përkrah Perëndisë kur përballemi me këto stuhi.
U desh guxim nga ana e Pjetrit që të ecte mbi ujëra për të shkuar te Jezusi. Por kur Pjetri e pa erën e fortë, e pushtoi frika. Ai filloi të fundosej dhe bërtiti duke i kërkuar Zotit ta shpëtonte. Jezusi zgjati dorën, e kapi ndërkohë që era vazhdonte me tërbim. Vetëm kur ata u ngjitën në barkë, era u fashit.
Kur përqendrohemi te gurguleja e telasheve që na rrethojnë, frika dhe dëshpërimi mund të na vënë përfund dhe ta mbytin besimin tonë. Megjithatë, kur thërrasim emrin e Jezusit, Ai zgjat dorën dhe na shpëton në mes të këtyre stuhive. Problemet mund të mos shuhen menjëherë, por duke na kapur përdore, Ai na ndihmon që t’i kapërcejmë. – Donna Harold
Ndërsa luteni, ta dini që Jezusi është duke ju mbajtur për dore ndërkohë që përballeni me stuhitë e jetës!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/