Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stuhitë e JetësShembull

Stuhitë e Jetës

DITA 14 NGA 15

Rindërtimi i madh | Lexoni nga: Esdra 3:8-13

Shumë... pleq, që kishin parë tempullin e parë, qanin. (v. 12)

Nëse një uragan shkatërron godina, pas tij nisin përpjekjet për rindërtim. Kur të mërguarit u kthyen në Jeruzalem, qyteti ishte i shkatërruar dhe një pirg me gurë shënonte vendin ku dikur qëndronte tempulli. Përparësia e tyre ishte të rindërtonin altarin dhe të ndërtonin tempullin që të mundësonin adhurimin e Perëndisë.

Pati reagime të ndryshme kur u hodhën themelet e tempullit. Disa gëzonin, por të tjerët, “që kishin parë tempullin e parë, qanin” (v.12). Mbreti Salomon e kishte ndërtuar tempullin e mëparshëm duke punësuar më shumë se 100 mijë punëtorë dhe kishte përdorur gur të shtrenjtë të latuar, dërrasa të gdhendura me mjeshtëri dhe veshje ari. Arka e besëlidhjes, e cila kishte qenë në tempull dhe simbolizonte praninë e Perëndisë, kishte humbur. Kur stuhitë në jetën tonë e ndryshojnë në mënyrë rrënjësore terrenin tonë, është më se e natyrshme të vajtojmë duke e ditur që çfarëdo që do të ndërtohet më pas, nuk do të jetë e njëjtë si në të shkuarën. Dhe disa gjëra të çmuara nuk mund të zëvendësohen kurrë.

Djersa, burimet dhe përkushtimi i të mërguarve do të ishte i nevojshëm për të ndërtuar tempullin modest, por Perëndia shikonte diçka shumë herë më madhështore se një strukturë. Perëndia pa popullin e tij që kthehej tek Ai dhe e dëshironte praninë e Tij. Kur ne rindërtojmë pasi një stuhi ndryshimi e jetës sonë e bën të pajetueshme mënyrën e dikurshme të jetesës, ne vajtojmë për gjërat që janë shkatërruar, por mund të marrim zemër. Tek Efesianëve 2:19-22 na thuhet që ne e kemi Jezusin si “gurin e qoshes”, ne po bashkëndërtohemi si “një banesë e Perëndisë”. Ai po na ndërton që të jemi një tempull shumë herë më madhështor se ai që u shkatërrua. – Donna Harold

Ndërsa luteni, merrni zemër në diturinë që Perëndia po ju ndërton në tempullin e Tij të shenjtë!

Shkrimet e Shenjta

Dita 13Dita 15

Rreth këtij plani

Stuhitë e Jetës

Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/