Stuhitë e JetësShembull
Kush jam unë? | Lexoni nga Romakëve 8: 12-18
Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë. Dhe nëse jemi bij, jemi edhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkë trashëgimtarë të Krishtit, nëse vuajmë me të dhe përlëvdohemi me të. (vv.16-17)
Pasi një stuhi e fortë ka kaluar, nevojitet përllogaritja e dëmit. Gjërat si dërrasat e hequra dhe erozioni dallohen me lehtësi, por trarët e dobësuar tëçatisë apo një themel i dëmtuar mund të kenë nevojë për një kontroll më të thellë dhe janë më të vështira për t’u rregulluar.
Kur na ndodhin ndryshime të mëdha në jetë, edhe ne duhet të bëjmë një vlerësim për të parë se si e ka ndryshuar kjo stuhi jetën tonë. Ndonjëherë këto ndryshime mund të duken po aq çekuilibruese sa themeli i dëmtuar. Nëse e ke bazuar identitetin tek të qenit i martuar, të qenit prind, te puna që bën apo tek diçka tjetër, kur këto gjëra ndryshojnë, e ke të vështirë të përshtatesh. Ndoshta do ta shikoni që e pyesni veten: “Kush jam unë?”
Pasazhi i sotëm na jep një përgjigje që nuk ka pse të ndryshojë kurrë. Nëse e keni pranuar Krishtin si Shpëtimtarin tuaj dhe i keni dhënë jetën, jeni shumë më tepër se rolet që keni në jetë. Nëse jeni birësuar në familjen e Perëndisë, atëherë, jeni bij të Perëndisë (1 Gjonit 3:1). Ai është identiteti juaj. Si bij të Tij, ne jemi bashkëtrashëgimtarë të Krishtit (Rom. 8:17). Dhe ajo trashëgimi është përjetësia e kaluar me Atin tonë qiellor (1 Pjetrit 1:4).
Këto të vërteta nuk ndryshojnë kurrë, çfarëdo problemi të na vënë para apo çfarëdo të na marrin stuhitë në këtë jetë. – Donna Harold
Ndërsa luteni, ta dini që kur Perëndia ju shikon, ju shikon si birin e tij të dashur me një qëllim unik!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/