Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stuhitë e JetësShembull

Stuhitë e Jetës

DITA 10 NGA 15

Mos druani | Lexoni nga Luka 2:8-14

Mos druani, sepse unë po ju paralajmëroj një gëzim të madh. (v.10)

Nuk është shumë frikë kur shikon në televizor një foto satelitore të një uragani që vjen rrotull Gjirit të Meksikës. Eshtë diçka krejt tjetër kur shikon në qiell rrathë të zinj mbi kokë, duke lëshuar rrebeshe shiu, kur i ndjeni erërat me forcë uragani që përplasen pas shtëpisë dhe dëgjoni tufanin kur vërshëllen mes pemëve dhe fërshëllen mbi pishina. Unë e pranoj që jam jashtëzakonisht i dobët kundër përmasave, fuqisë dhe tmerrit të një stuhie. Eshtë shumë herë më e madhe se unë.

Perëndia është shumë herë më i madh, shumë herë më i fuqishëm dhe shumë herë më i tmerrshëm se çfarëdolloj uragani. Si barinjtë në pasazhin tonë, jam i bindur që edhe unë do të bija përtokë i frikësuar nëse do të më shfaqej Perëndia apo një nga engjëjt e Tij.

Perëndia na krijoi sipas shëmbëlltyrës së Tij (Zan. 1:26). Kur ne e kërkojmë me të vërtetë Perëndinë për të njohur karakterin e Tij dhe e pranojmë praninë e Tij, bëhemi shumë të vetëdijshëm për dështimet tona. Ne nuk po e plotësojmë thirrjen tonë si shëmbëlltyra të Perëndisë. Madje, ne e kuptojmë edhe që Perëndia, në shenjtërinë e Tij, mund të na flakë tutje.

Por diçka mahnitëse ndodh kur ne biem para Perëndisë me druajtje dhe përulësi, duke e pranuar kush është Ai dhe nevojën tonë për falje – Ai na thotë: “Mos druani!”

Lajmi i mirë i një gëzimi të madh është se Jezusi erdhi në këtë tokë për të na shpëtuar. Vdekja e Tij në kryq pagoi çmimin që duhej të paguanim ne. Kur ne e pranojmë dhuratën e shpëtimit nga Jezusi, nuk kemi pse t’i druhemi më zemërimit të Perëndisë, por duhet të gëzohemi në prani të Perëndisë dhe të përjetojmë paqen e Tij.– Donna Harold

Ndërsa luteni, mos druani, por gëzohuni në shpëtimin tuaj!

Shkrimet e Shenjta

Dita 9Dita 11

Rreth këtij plani

Stuhitë e Jetës

Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/