Stuhitë e JetësShembull
Modelet e makaronave | Lexoni nga Mateu: 6:25-34
Mos u brengosni, pra, për të nesërmen. (v.34)
Pasi një stuhi emërtohet, krijohen modele që parashikojnë rrugën e saj, kohën kur do të kalojë dhe shpejtësinë e erës. Këto quhen modele spageti, se duken si disa fije makaronash me ngjyra. Stuhia është shumë larg për ta ditur me saktësi rrugën që do të ndjekë, kështu që modelet mund të tregojnë njëkohësisht rezultatet e mundshme, të ndryshme; disa fije përshkruajnë stuhinë që vjen drejt Gjirit Tampa, disa të tjera që do të përplaset në anë të tjera të Gjirit të Meksikës dhe disa fije përhapet nëpër Atlantik.
Edhe ne kemi diçka të ngjashme me modelet e makaronave në mendje, që na krijon ankth ndërsa shqetësohemi për të ardhmen. Thashethemet për pushim nga puna, një simptomë e re fizike apo vajza jote që të thotë se mendon që ka gjetur shpirtin binjak. Nuk ka ndonjë mënyrë për ta parashikuar rrugën e saktë që do të ndjekin këto ngjarje ndërsa zhvillohen dhe, ndonjëherë, ne e shtojmë akoma më shumë ankthin duke druajtur më të keqen.
Në pasazhin e sotëm, Jezusi po na thotë të mos brengosemi për të ardhmen, se Ati ynë qiellor e di me saktësi se çfarë na nevojitet. Jezusi thotë: “Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.” (v.33) Përparësia jonë duhet të jetë njohja e Jezusit dhe mësimi prej Tij. Kur ne e mbushim veten me mësimet e Jezusit, Ai na ndihmon t’i shkolepsim fijet e makaronave për të identifikuar ato që mund t’i flakim tej, ato që duhet t’i lëmë mënjanë derisa të mësojmë më shumë dhe ato që kanë nevojë për vëmendje tani. – Donna Harold
Ndërsa luteni, njiheni Jezusin më mirë dhe kërkojini Atij t’ju ndihmojë të shkolepsni “modelet e makaronave” në jetën tuaj!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/