Stuhitë e JetësShembull
I emërtuar | Lexoni nga Zbulesa 2:12-17
Kujt fiton do t’i jap... një emër i ri. (v.17)
Kur erërat e një cikloni tropikal kalojnë shpejtësinë mbi 60 km/orë, ai klasifikohet si stuhi tropikale. Në këtë pikë, stuhisë i vënë një emër për ta identifikuar në mënyrë unike dhe për ta njohur potencialin që ka për të prekur jetën e njerëzve. Ai emër regjistrohet në bankën e të dhënave bashkë me karakteristikat dhe sjelljen e stuhisë, që tani do të vëzhgohet dhe gjurmohet nga afër. Ndërsa stuhia rritet dhe afrohet drejt tokës dhe njerëzve, ai emër zbulohet në kronikat e lajmeve dhe imazhet shumëngjyrëshe që lëvizin nëpër ekranet televizive. Ndoshta ju kujtohet “Endrju”, “Katrina” dhe “Sendi”, po përmend vetëm disa.
Emrat tanë na identifikojnë dhe na dallojnë nga të tjerët dhe na japin një ndjesi individualiteti. Marrja e një emri na tregon se jemi të pranuar në një marrëdhënie. Ne u vëmë emra fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake që t’i deklarojmë si pjesë të familjes. Kur në jetën tonë ndodhin ndryshime të mëdha si martesa apo birësimi, emrat tanë shpeshherë ndryshojnë për të treguar rrethanat e reja.
Kur ia japim jetën Krishtit, ne rilindim (1 Pjetrit 1:3-5), por këtë herë në familjen e Perëndisë. Perëndia na jep një emër të ri për ta pranuar secilin prej nesh si birin/bijën e Tij të dashur. Por, ndryshe nga një stuhi e emërtuar, që vetëm gjurmohet, Perëndia, si Ati ynë, na drejton në rrugët që hap për ne. Dhe, ngaqë Jezusi e mposhti mëkatin dhe vdekjen e përjetshme në kryq, ne kemi pushtetin të jetojmë fitimtarë pavarësisht stuhive që mund të hasim në jetë. Unë nuk e di ende se cili është emri im i ri, por e di që është i çmuar. – Donna Harold
Ndërsa luteni, kuptojeni që Perëndia ju ka vënë emër të ri dhe ju ka shpallur të Tijin!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/