Ashtu si dreri dëshiron rrëketë e ujërave, edhe shpirti im të dëshiron ty, o Perëndi. Shpirti im është i etur për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë; kur do të shkoj e të dal para Perëndisë? Lotët janë bërë buka ime, ditë e natë, teksa përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?». Këtë kujtoj e më mallëngjehet shpirti: ecja me njerëzit, drejt shtëpisë së Perëndisë u prija. Turma kremtonte plot britma gëzimi e falënderimi. Përse lëngon, o shpirti im? Përse vajton brenda meje? Shpreso te Perëndia, do ta përlëvdoj sërish, se prania e tij shpëton. O Perëndia im, m'u këput shpirti, ndaj dhe të kujtoj prej tokës së Jordanit, prej Hermonit e prej malit të Micarit. Humnera humnerës i thërret me ushtimën e ujëvarave të tua, të gjitha dallgët e valët e tua kaluan mbi mua. Ditën, ZOTI dëften mirësinë e tij, natën unë i thur këngë, i lutem Perëndisë së jetës sime. Do t'i them Perëndisë, shkëmbit tim: «Përse më ke harruar? Përse endem i vranët e i shtypur prej armikut?». Armiqtë më poshtërojnë, kockat m'i dërrmojnë, e përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?».
Lexo Psalmet 42
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 42:1-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video