Psalmet 42:1-11
![Psalmet 42:1-11 - Ashtu si dreri dëshiron rrëketë e ujërave,
edhe shpirti im të dëshiron ty, o Perëndi.
Shpirti im është i etur për Perëndinë,
për Perëndinë e gjallë;
kur do të shkoj e të dal para Perëndisë?
Lotët janë bërë buka ime, ditë e natë,
teksa përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?».
Këtë kujtoj e më mallëngjehet shpirti:
ecja me njerëzit,
drejt shtëpisë së Perëndisë u prija.
Turma kremtonte plot britma gëzimi e falënderimi.
Përse lëngon, o shpirti im?
Përse vajton brenda meje?
Shpreso te Perëndia, do ta përlëvdoj sërish,
se prania e tij shpëton.
O Perëndia im, m'u këput shpirti,
ndaj dhe të kujtoj prej tokës së Jordanit,
prej Hermonit e prej malit të Micarit.
Humnera humnerës i thërret
me ushtimën e ujëvarave të tua,
të gjitha dallgët e valët e tua kaluan mbi mua.
Ditën, ZOTI dëften mirësinë e tij,
natën unë i thur këngë,
i lutem Perëndisë së jetës sime.
Do t'i them Perëndisë, shkëmbit tim:
«Përse më ke harruar?
Përse endem i vranët e i shtypur prej armikut?».
Armiqtë më poshtërojnë,
kockat m'i dërrmojnë,
e përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?».](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F320x320%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fstatic-youversionapi-com%2Fimages%2Fbase%2F32049%2F1280x1280.jpg&w=640&q=75)
Ashtu si dreri dëshiron rrëketë e ujërave, edhe shpirti im të dëshiron ty, o Perëndi. Shpirti im është i etur për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë; kur do të shkoj e të dal para Perëndisë? Lotët janë bërë buka ime, ditë e natë, teksa përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?». Këtë kujtoj e më mallëngjehet shpirti: ecja me njerëzit, drejt shtëpisë së Perëndisë u prija. Turma kremtonte plot britma gëzimi e falënderimi. Përse lëngon, o shpirti im? Përse vajton brenda meje? Shpreso te Perëndia, do ta përlëvdoj sërish, se prania e tij shpëton. O Perëndia im, m'u këput shpirti, ndaj dhe të kujtoj prej tokës së Jordanit, prej Hermonit e prej malit të Micarit. Humnera humnerës i thërret me ushtimën e ujëvarave të tua, të gjitha dallgët e valët e tua kaluan mbi mua. Ditën, ZOTI dëften mirësinë e tij, natën unë i thur këngë, i lutem Perëndisë së jetës sime. Do t'i them Perëndisë, shkëmbit tim: «Përse më ke harruar? Përse endem i vranët e i shtypur prej armikut?». Armiqtë më poshtërojnë, kockat m'i dërrmojnë, e përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?».
Psalmet 42:1-11