Mësime për Besimin PersonalShembull
Shkretëtira e parehatisë
Bijtë e Izraelit u thanë atyre: “Ah, le të kishim vdekur nga dora e Zotit në vendin e Egjiptit, ku uleshim pranë tenxhereve me mish dhe hanim bukë sa ngopeshim! Sepse ju na çuat në këtë shkretëtirë që të vdesë nga uria tërë kjo asamble”. (v.3 NIV)
A e ndjeni mungesën e komoditeteve kur ato zhduken papritur? Unë po. Kur ujësjellësit i ishin prishur pompat, nxorën urdhër për ta zier ujin. Duhej ta zienim ujin para se ta përdornim. Papritur, komoditeti i ujit të pijshëm drejt e nga rubineti apo përdorimi i ujit të rrjedhshëm për të larë dhëmbët u zhduk.
Ndonjëherë Perëndia e thërret popullin e Tij për të hequr dorë nga disa komoditete të jetës për ta ndjekur Atë. Bijtë e Izraelit e përjetuan këtë kur Ai i çliroi nga skllavëria. Në shkretëtirë rrugëtimi i tyre u vështirësua. Ata u përballën me mungesën e ujit dhe ushqimit dhe u përgjigjën me dëshirën e madhe për t’u kthyer në Egjipt. Në vend që ta lejonte popullin e tij të kthehej pas, Perëndia u kujdes për ta në shkretëtirë. Ai siguroi mana dhe shkurta për të shuar urinë e tyre (v.12). Kur populli nuk kishte për të pirë – Perëndia siguroi ujë nga një shkëmb (17:6).
Perëndia është me ne gjithmonë. Ndoshta Ai ju ka thirrur ta ndiqni në fushën e misionit dhe të hiqni dorë nga komoditetet e jetës për një kohë të caktuar. Ose ndoshta juve po ju duket se mosha apo paaftësia po jua vështirësojnë jetën më shumë se më parë. Nuk ka rëndësi sa e vështirë bëhet jeta, mund të kemi sigurinë që Perëndia do të na drejtojë përmes shkretëtirës së parehatisë. – Steven Laman
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të vazhdoni ta ndiqni Atë kur jeta bëhet e vështirë!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Words of Hope Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/