Mësime për Besimin PersonalShembull
A është kjo parajsa?
Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t’ju thosha. Unë po shkoj t’ju përgatis një vend. (v.2)
Kur mbërrita te fusha e bejsbollit, pashë familjet dhe miqtë që po luanin me top, po bënin gjuajtje dhe po vraponin të kapnin bazat. Kjo nuk ishte fushë e zakonshme. Këta njerëz po luanin në fushën që kishte mbetur nga sheshxhirimi i vitit 1989 që u përdor për filmin “Fusha e Ëndrrave.” Studioja “Universal” e ndërtoi këtë fushë bejsbolli në një fermë afër Dajersvillit, në Ajoua, për të xhiruar një film që fliste për një fermer, i cili ndërtoi një fushë bejsbolli në arat e tij të mbjella me misër. Duke u sjellë vërdallë nëpër fushë, m’u kujtua një citat i famshëm nga filmi: “A është kjo parajsa?” “Jo, kjo është Ajoua.” Kur producentët e zgjodhën këtë fermë, nuk e kishin idenë që për më shumë se 30 vjet pas realizimit të filmit, dhjetëra mijëra vizitorë do ta gjenin “një copë të vogël parajse” çdo vit këtu.
Hollivudi në mënyrë të pavetëdijshme ndërtoi atë që dukej si parajsë për tifozët e bejsbollit, por Jezusi qëllimisht përgatiti një vend në parajsë për të gjithë ata që i besojnë Atij për shpëtimin. Shpëtimtari ynë ka ndërtuar një vend të veçantë për ne në shtëpinë e Atit. Parajsa është vendi ku do të jetojmë me një marrëdhënie të drejtë me Atin tonë qiellor, sepse Jezusi i ka fshirë mëkatet që na ndanin nga Perëndia.
U deshën muaj të tërë planifikimi për ta ndërtuar një fushë bejsbolli në një tokë bujqësore në Ajoua. Që kur Adami dhe Eva mëkatuan fillimisht, Perëndia planifikoi të dërgonte Birin e Tij, duke e bërë të mundur që të gjithë ata që besojnë të jenë në praninë e Tij. Kur të mbërrijmë, mund të pyesim: “A është kjo parajsa?” Dhe mund ta dimë përgjigjen: “Po, kjo është parajsa. Jezusi e përgatiti për mua.” – Steven Laman
Ndërsa luteni, falënderojeni Jezusin që përgatiti rrugën që ju të shkoni në parajsë!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Words of Hope Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/