Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mësime për Besimin PersonalShembull

Mësime për Besimin Personal

DITA 7 NGA 15

Një detyrë priftërore

Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme. (v.9)

Kur po i hidhja një sy broshurës funerare për mikun tim, u habita kur gjeta emrin tim të shënuar si një nga klerikët. Unë nuk jam pastor i shuguruar. Megjithatë, para se të vdiste, miku im më kishte kërkuar të isha një nga folësit. Ma kishte bërë këtë kërkesë se më dëgjoi një herë të flisja dhe më tha që fjalët e mia i kishin ndryshuar këndvështrimin mbi Perëndinë. Një nga kërkesat e Tij të fundit ishte që njerëzit të mblidheshin për funeralin e tij që të kishin mundësinë të dëgjonin fjalët që dëgjoi ai.

Kur u shkruante besimtarëve të shpërndarë në botën e lashtë, Pjetri i quajti mbretëri priftërore këta besimtarë të hershëm te Jezusi. Ata që e dëgjonin, duhet të kenë menduar që ky vëlla i Jezusit nuk ishte fort në terezi duke i quajtur priftërinj njerëzit e thjeshtë. Ata nuk ishin pasardhës të Aronit, që në Dhiatën e Vjetër ishin të vetmit njerëz të lejuar për të shërbyer në tabernakull. Këta priftërinj ishin ndërmjetës mes një Perëndie të shenjtë dhe njerëzimit mëkatar. Falë Jezusit që na fali mëkatet, ne kemi privilegjin të shkojmë para Perëndisë pa qenë nevoja të dalim para një prifti tjetër.

E pata nder të flisja në funeralin e mikut tim. Edhe pse nuk jemi të gjithë të shuguruar, të gjithë e kemi nderin të bëjmë detyrat priftërore për t’u lutur së bashku dhe për t’u përkujdesur për të tjerët në emër të Jezusit. – Steven Laman

Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë që keni privilegjin për t’ju shërbyer të tjerëve!

Shkrimet e Shenjta

Dita 6Dita 8

Rreth këtij plani

Mësime për Besimin Personal

Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Words of Hope Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/