Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mësime për Besimin PersonalShembull

Mësime për Besimin Personal

DITA 1 NGA 15

Bëje personale

Në mesditë, o mbret, në rrugë unë pashë një dritë nga qielli që shkëlqente më shumë se dielli, e cila vetëtiu rreth meje dhe rreth atyre që udhëtonin me mua. (v.13)

Kur mora pjesë në ceremoninë e diplomimit nga gjimnazi të mbesës sime, prisja që drejtori të bënte disa vërejtje. Megjithatë, fjalët e tij nuk ishin aspak personale. Kur shkoi diku nga gjysma e fjalimit, ai e pranoi që nuk e kishte shkruar vetë. Kishte përdorur inteligjencën artificiale që t’ia shkruante. Pasi e bëri këtë deklaratë, e flaku fjalimin tutje. Dhe pjesën tjetër të kohës që i kishin caktuar, e mbushi me anekdota për maturantët dhe familjet e tyre. Historitë personale e bënë bisedën e tij shumë herë më interesante, duke treguar që ai i njihte dhe përkujdesej për maturantët.

Duke qenë para mbretit Agripa për të ndarë besimin e tij, Pali mund ta kishte mbrojtur veten në mënyrë abstrakte. Por ai nuk u mbrojt dhe i tregoi mbretit se çfarë i kishte ndodhur rrugës për në Emaus. Duke e ditur që kishte shumë pak minuta kohë para mbretit, ai foli për takimin e tij me Krishtin e ringjallur. Pali shpresonte se dëshmia e tij do të ndihmonte ta bindte Agripën që të besonte te Jezusi.

Nëse jeni lexues prej kohësh i “Fjalëve të Shpresës”, ndoshta ju kujtohet që më pëlqen të përdor histori personale në meditimet e mia. Lutem që historitë e mia do t’ju tërheqin vëmendjen dhe do të hapin një derë për të marrë në shqyrtim një të vërtetë biblike. Lutem që këto devocione do t’ju frymëzojnë t’i përdorni historitë tuaja për ta ndarë Ungjillin. – Steven Laman

Ndërsa luteni, kërkojini Zotit t’ju ndihmojë t’u tregoni të tjerëve për Të në një mënyrë personale!

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Mësime për Besimin Personal

Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Words of Hope Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/