Mësime për Besimin PersonalShembull
Më tepër se një mbulim
Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin! (v.1)
Kur po hipja në fuoristradën e xhaxhait tim, vura re një kryq të ngjitur te prapakolpi. “Sa kryq i këndshëm!”, mendova. Më vonë ai më tregoi se përse kishte zgjedhur atë vend për ta vendosur kryqin. Dera e garazhit ishte përplasur te makina, duke i bërë një gërvishtje. Ai mendoi që konçensionari kërkonte pagesë të madhe për ta riparuar. Në vend që ta rregullonte, si bleu kryqin për të mbuluar dëmin.
Mbreti David e përjetoi ndjenjën ekstreme të fajit. Pasi kishte rënë në shtrat me Bath-Shebën dhe më pas urdhëroi t’i vrisnin të shoqin për të fshehur mëkatin e tij, profeti Nathan u ballafaqua me të dhe Davidi duhej të përballej me pasojat (shikoni 2 Samuelit 11-12). Por pasi u rrëfye, Davidi përjetoi edhe hirin e Perëndisë. Gjatë pasazhit të sotëm, Davidi shpreh gëzimin dhe çlirimin që vjen nga rrëfimi dhe falja. Sot, ne e dimë që faljen e kemi falë kryqit. Gjaku i derdhur i Jezusit mbulon të githa gërvishtjet e shëmtuara të jetës sonë që na bëjnë të papranueshëm për një Perëndi të shenjtë. Ai nuk i shikon jetët tona të mbushura me gropa dhe gërvishtje. Ai i shikon jetët tona si të panjolla, sepse gjaku i Jezusit mbulon çdo të metë tonën.
Nëse xhaxhai im do ta hiqte kryqin nga makina e tij, ajo e gërvishtur do të dukej sërish. Kryqi i tij plastik ishte veç një mbulim i përkohshëm. Kryqi i Krishtit e heq plotësisht mëkatin tonë. Në një psalm më vonë, Davidi shkruajti: “Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona” (Psalmi 103:12 NIV). Kjo është shumë herë më mirë se çdo mbulim. – Steven Laman
Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë që i ka mbuluar plotësisht mëkatet tuaja!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Words of Hope Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/