Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mësime për Besimin PersonalShembull

Mësime për Besimin Personal

DITA 14 NGA 15

Në kërkim të një kure

Ajo i tha zonjës së saj: “Po të mundte të shkonte zoti im te profeti që është në Samari, me siguri ky do ta shëronte nga lebra”. (v.2)

Sa herë që vizitoj Hot Springs, Arkansas, gjithnjë më është dukur mbresëlënëse që për vite të tëra, qindra njerëz shumë të sëmurë vinin në këtë qytet në kërkim të një kure. Pronarët e banjave termike e dinin këtë dhe punësuan shitësa shëtitës për t’i zhvatur këta njerëz që të rrisnin biznesin. Njerëzit ishin të gatshëm ta provonin me shpresën se futja në ujërat 60 gradë celsius të këtyre burimeve do t’i shëronte. Këto ujëra mund të kenë pasur disa efekte qetësuese, por nuk kuronin çdo gjë, siç pretendonin mashtruesit.

Gjenerali Naaman po kërkonte një kurë - për lebrën e tij. Sipas këshillës së shërbëtores, ai shkoi të takonte profetin në Samari. Në fillim, Naamani mendoi se udhëzimet e Eliseut ishin marrëzi. Ai ishte gjeneral i rëndësishëm dhe profeti nuk doli as ta takonte. Eliseu i dërgoi fjalë që të lahej shtatë herë në lumin Jordan. Pavarësisht se si u ndje ai dhe me nxitjen e shërbëtorit të tij, më në fund Naamani ndoqi udhëzimin e thjeshtë të Eliseut. Dhe udhëzimi dha rezultat – mishi i tij u pastrua.

Shumë njerëz mendojnë se receta e Jezusit për të jetuar një jetë pa ndjesi faji, duket e pakuptimtë, por ai nuk është mashtrues. Shpëtimtari ynë na do, përkujdeset dhe vdiq për ne. Kur Naamani i besoi njeriut të Perëndisë dhe bëri siç e udhëzoi, lebra e tij u pastrua. Kur i besojmë Birit të Perëndisë, ai do ta pastrojë jetën tonë të njollosur nga mëkati dhe ta do bëjë atë të bardhë si bora. (shikoni Isai 1:18). – Steven Laman

Ndërsa luteni, falënderojeni Jezusin që Ai është kura e vetme për problemin tuaj të mëkatit!

Shkrimet e Shenjta

Dita 13Dita 15

Rreth këtij plani

Mësime për Besimin Personal

Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Words of Hope Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/