Mësime për Besimin PersonalShembull
I befasuar nga prania e Tij
Atëherë Jakobit i doli gjumi dhe tha: “Me siguri Zoti është në këtë vend dhe unë nuk e dija”. (v.16 NIV)
Ndërsa u nisëm për në veri nga Xhekson, në Uajoming, në rrugën fushore 189, u befasuam kur malet Grand Teton na dolën para krejt papritur. Nuk ka kondrina para tyre dhe ngrihen papritur deri në 4 200 metra. U mrekullova nga bukuria e maleve, ndërsa gjendesha mes tyre. Ata male më treguan fuqinë e Perëndisë dhe mrekullinë e pranisë së Tij me mua.
Gjatë pasazhit të sotëm, Jakobi po ia mbathte nga i vëllai dhe kishte nisur një rrugëtim të gjatë (800 km) për të gjetur grua. Rrugës për në Haran, ai ndaloi në Bethel për të kaluar natën. Dhe kur ra në gjumë, Perëndia i shfaqi në ëndërr vegimin e një shkalle të mbështetur në tokë që shkonte deri në qiell dhe engjëjt hipnin e zbrisnin në të. Ky vegim e siguroi Jakobin që Perëndia gjithmonë do ta zgjaste dorën për t’u përkujdesur për të kudo që të ishte dhe se një ditë ai do të kthehej në shtëpinë e tij. Kur Jakobi u zgjua, e kuptoi që prania e Perëndisë kishte ardhur tek ai gjatë natës.
Perëndia është gjithmonë me ne gjatë udhëtimit që bëjmë në jetë. Shumë shpesh ne nuk arrijmë ta kuptojmë që Ai është duke ecur me ne. Ndonjëherë Ai na kujton për praninë e Tij. Mund të jetë një ëndërr siç ishte në rastin e Jakobit. Ndoshta soditja e bukurisë së krijimit ju shtyn të kuptoni që Perëndia është pranë jush. Pavarësisht mënyrës se si e kuptoni, qofshi të vetëdijshëm që Ai është gjithmonë i pranishëm. – Steven Laman
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë që të jeni më të vetëdijshëm për praninë e Tij!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Words of Hope Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/