Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mësime për Besimin PersonalShembull

Mësime për Besimin Personal

DITA 12 NGA 15

Të ngecur në grackë

Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate, në të cilat keni ecur dikur, sipas ecjes së kësaj bote. (vv.1-2 NIV)

Një herë ngeca nën tavolinën e punës që ishte shumë e rëndë. Zgjata dorën poshtë tavolinës për të kapur marshin e karrocës së motorizuar, por shtypa butonin e gabuar. Në vend që të shkonte pas, ndenjësja ime shumë e fuqishme filloi të ngrihej sipër. Duke mos pasur mundësi ta hiqja dorën nga leva, ajo vazhdoi të ngjitej sipër, duke më shtypur dorën, levën dhe këmbët ndërsa ngriti edhe tavolinën peshë. I trembur, thirra prindërit me të madhe. Ata e ngritën tavolinën, shkëputën baterinë e karrocës me rrota dhe më nxorën që atje.

Në vend që të shkruante që ne kishim ngecur në faje dhe në mëkate, Pali përdori një fjalë më të fortë, “të vdekur”. Kur dikush vdes, kjo është diçka e përhershme dha pa shpresë shpëtimi. Ne mund të gëzohemi që apostulli nuk e përfundoi vargun atje. Ai vazhdoi ta përshkruante dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Një dashuri që e shtyu Atë të dërgonte Jezus Krishtin që të na shpëtonte nga vdekja që shkakton mëkati. Asnjë varr nuk mund ta mbante atë brenda. Ai e mposhti vdekjen në kryq dhe u ngjall përsëri. Shpëtimtari ynë është i vetmi që mund të bëjë të mundur që jetët tona të vdekura dhe mëkatare të ringjallen sërish. Ne nuk e meritojmë këtë dhuratë madhështore. Perëndia me hir na jep një jetë të re që vetëm Krishti mund ta ofrojë.

Të duket sikur barra e mëkatit po të shtyp? Klithi Jezusit që ta largojë atë barrë të rëndë nga jeta jote. Kur ta bëjë këtë, ti do të gëzohesh duke jetuar në lirinë që vetëm Krishti mund ta japë. – Steven Laman

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që e dërgoi Jezusin për ta larguar barrën e mëkatit nga supet tuaja!

Shkrimet e Shenjta

Dita 11Dita 13

Rreth këtij plani

Mësime për Besimin Personal

Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Words of Hope Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/